RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite premton përgjigje të ashpër pas sulmeve të Huthëve

koalicioni-i-udhehequr-nga-arabia-saudite-premton-pergjigje-te-ashper-pas-sulmeve-te-hutheve

Të paktën 73 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë plagosur nga sulmet e fundit të milicisë Huthi ndaj objekteve civile dhe ekonomike në Arabinë Saudite, bëri të ditur koalicioni i udhëhequr nga Riadi në Jemen.

Zëdhënësi i koalicionit, gjeneral brigade Turki al-Maliki, i cilësoi sulmet si një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe akuzoi Huthët për kërcënim ndaj qytetarëve, banorëve dhe aseteve kombëtare të Arabisë Saudite.

Sipas tij, sulmet përbëjnë shkelje të hapur të sovranitetit të Arabisë Saudite dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike.

Al-Maliki tha se Komanda e Përbashkët e Forcave të Koalicionit do të marrë të gjitha masat e nevojshme operacionale për të penguar Huthët, për t’iu kundërvënë sulmeve të tyre dhe për të neutralizuar kërcënimet që vijnë nga grupi. /mesazhi

Related posts

Parlamenti turk javën e ardhshme do të shqyrtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Pendarovski: Drejtësi nuk do të ketë deri sa janë në liri gjykatësit dhe prokurorët të cilët marrin vendime skandaloze

admin

Dëmet nga tërmeti në Marok, të paktën 50 mijë banesa u shembën

Muhamet Ramadani