RTV AHIRETI
Uncategorized

Drejtori i Policisë pret ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në siguri –

drejtori-i-policise-pret-ambasadorin-e-ri-te-be-se-ne-kosove,-diskutohet-forcimi-i-bashkepunimit-ne-siguri-–

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefin e Zyrës së BE-së, Dirk Schubel.

Në takimin e parë zyrtar mes tyre, Hoxha e ka uruar Schubelin për marrjen e detyrës, ndërsa e ka informuar për angazhimet dhe prioritetet e Policisë së Kosovës, si dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua mbështetjes së Bashkimit Evropian për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Policisë së Kosovës.

Ambasadori Schubel ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, duke theksuar se ai kontribuon në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Në takim është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim të forcimit të sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve profesionale për qytetarët.





Related posts

Building Community with CCASE and the SWE Everett Community College Affiliate

SWE Northwest Italy Affiliate Explores Career Paths Beyond Technical Roles

Muhamet Ramadani

Të shtëna në një xhami në San Diego, dy të vrarë

Kushtrim Guraj