Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen më 25 tetor, transmeton Anadolu.
Duke folur për transmetuesin publik RTS, Vuçiq tha se do të njoftojë vendimet e tij për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor”, tha Vuçiq.
Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vendosi më herët që Vuçiq të kryesojë listën zgjedhore të koalicionit Serbia e Bashkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe e propozoi atë për postin e kryeministrit.

