RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor

serbia-do-te-mbaje-zgjedhje-te-parakohshme-parlamentare-me-25-tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen më 25 tetor, transmeton Anadolu.

Duke folur për transmetuesin publik RTS, Vuçiq tha se do të njoftojë vendimet e tij për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor”, tha Vuçiq.

Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vendosi më herët që Vuçiq të kryesojë listën zgjedhore të koalicionit Serbia e Bashkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe e propozoi atë për postin e kryeministrit.

Related posts

Kurti mbajti takim koordinues me ministra dhe kryetarë komunash

admin

Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë

Muhamet Ramadani

Presidenti i Sirisë Bashar Assad do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Ligës Arabe me Arabinë Saudite

Muhamet Ramadani