RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iraku: Një cisternë nafte u godit nga një burim i paidentifikuar në ujërat territorial

iraku:-nje-cisterne-nafte-u-godit-nga-nje-burim-i-paidentifikuar-ne-ujerat-territorial

Iraku ka njoftuar se një cisternë nafte, e përdorur për magazinimin e karburantit dhe e operuar nga Kompania Irakiane e Cisternave të Naftës, u godit nga një burim i paidentifikuar ndërsa ndodhej në ujërat territoriale të vendit, transmeton Anadolu.

“Incidenti shkaktoi dëme të vogla materiale në trupin e anijes”, tha Ministria e Naftës në një deklaratë në rrjetet sociale.

Sipas ministrisë, incidenti nuk shkaktoi viktima apo të lënduar në mesin e ekuipazhit të anijes dhe nuk pati rrjedhje të ngarkesës së saj në ujë.

Ministria shtoi se autoritetet përkatëse po hetojnë incidentin për të përcaktuar burimin e goditjes dhe rrethanat që çuan në të.

Related posts

Lehtësime në pikat kufitare dhe bashkëpunim në arsim, Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë

Muhamet Ramadani

Sulmohet me koktej molotov xhamia në Qipron Jugore

Muhamet Ramadani

Rinisin punimet në “Rrugën A”

admin