RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iraku: Një cisternë nafte u godit nga një burim i paidentifikuar në ujërat territorial

iraku:-nje-cisterne-nafte-u-godit-nga-nje-burim-i-paidentifikuar-ne-ujerat-territorial

Iraku ka njoftuar se një cisternë nafte, e përdorur për magazinimin e karburantit dhe e operuar nga Kompania Irakiane e Cisternave të Naftës, u godit nga një burim i paidentifikuar ndërsa ndodhej në ujërat territoriale të vendit, transmeton Anadolu.

“Incidenti shkaktoi dëme të vogla materiale në trupin e anijes”, tha Ministria e Naftës në një deklaratë në rrjetet sociale.

Sipas ministrisë, incidenti nuk shkaktoi viktima apo të lënduar në mesin e ekuipazhit të anijes dhe nuk pati rrjedhje të ngarkesës së saj në ujë.

Ministria shtoi se autoritetet përkatëse po hetojnë incidentin për të përcaktuar burimin e goditjes dhe rrethanat që çuan në të.

Related posts

Presidenti Erdogan viziton Etiopinë pas më shumë se një dekade

RTI

Zyra e OKB-së për çështjet humanitare: Rihapja e pikës kufitare Rafah do të rriste rrjedhën e ndihmave në Gaza

RTI

Truss premton se do ta nxjerrë Britaninë nga “periudha e vështirë” – VIDEO

admin