RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hashim Thaçi akuzohet nga kryeprokurorja West se formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

hashim-thaci-akuzohet-nga-kryeprokurorja-west-se-formoi-grupe-per-te-ndikuar-te-deshmitaret

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.

Seancat do të fillojnë në orën 09:30 dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.

Deklaratat përmbyllëse do të jepen sot më 10 shtator dhe po ashtu më 11 dhe 14 shtator 2026.

Në këtë aktakuzë përfshihen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke ngritur pretendime për përpjekje për pengimin e procesit gjyqësor.

Ajo ka thënë se Thaçi, përballë akuzave të rënda dhe mundësisë për një dënim të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka tentuar të pengojë procesin.

Sipas saj, gjatë hetimeve janë sekuestruar materiale të shumta, përfshirë dokumente dhe prova të tjera, të cilat, sipas Prokurorisë, dëshmojnë për përpjekjet për ndërhyrje në proces.

“U kap me shumë orë inicizime e dokumente. Kjo na kujton sesa vigjilent duhet të jemi vazhdimisht, sepse është e nevojshme të mbrojmë integritetin e procesit ndaj atyre që tentojnë ta dëmtojnë atë”, ka thënë West.

Related posts

Rumani – Dy ministra japin dorëheqjen pas skandalit të abuzimeve në azile

Muhamet Ramadani

Mediat greke jehonë propozimit për krijimin e Shtetit të ri Bektashi, ngrenë dyshime: Duan të krijojnë qendër për infiltrimin e myslimanëve në Ballkan

admin

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Kushtrim Guraj