RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rumani – Dy ministra japin dorëheqjen pas skandalit të abuzimeve në azile

rumani-–-dy-ministra-japin-doreheqjen-pas-skandalit-te-abuzimeve-ne-azile

Pas akuzave për keqtrajtim të rëndë të të moshuarve në një azil pleqsh pranë Bukureshtit, ministrja e Familjes, Gabriela Firea dha dorëheqjen me kërkesë të kryeministrit Marcel Ciolacu.

Firea njoftoi largimin e saj në Facebook, pasi Ciolacu bindi edhe ministrin e Punës, Marius-Constantin Budai të jepte dorëheqjen një ditë më parë për të njëjtin skandal që ka zemëruar publikun.

Kryeministri dhe dy ministrat e shkarkuar janë anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Ministrja e Familjes u sulmua pasi menaxheri i kompleksit të azileve në periferi të Bukureshtit, Voluntari, i cili që atëherë është arrestuar, kishte qenë një ish-punonjës i saj.

”Përveç kësaj, bashkëshorti i Fireas, i cili është kryetar i bashkisë së Voluntarit, ka mbuluar menaxherin e azileve”, raportojnë mediet.

Friea ka mohuar të gjitha akuzat.

Prokuroria Publike ka mbi një javë që ka hetuar këtë çështje.

Firea nuk është objektiv i hetimit penal.

Dhe ndryshe nga Ministria e Punës, ministria e saj nuk kishte asnjë rol mbikëqyrës mbi azilet.

Gjatë një kontrolli, 98 banorë u dërguan në spitale, disa me plagë të hapura.

”Ata ishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore ose në mënyrë jodinjitoze, detyroheshin të punonin pa pagesë dhe nuk kishin marrë ushqimin dhe mjekimin që u takonte”, tha zyra e prokurorit publik.

Ekspertët e mjekësisë ligjore tani po shqyrtojnë nëse edhe ata janë rrahur dhe nëse u janë dhënë doza të tepërta qetësuesish.

Për shkak të plakjes së popullsisë në Rumani, biznesi i azileve po lulëzon.

Mësohet se dhjetëra azile funksionojnë pa leje, sipas inspektimeve të urdhëruara nga qeveria në të gjithë vendin në përgjigje të skandalit në Voluntari. /atsh

Related posts

Hovenier për dinarin: Të ndryshohet mënyra e zbatimit, bisedimet vazhdojnë

admin

Turqia pret që Armenia të shmangë “hapat provokues” në rrugën e Laçinit

rezart morina

Erdogan kërcënon me bllokimin e anëtarësimit në NATO të Suedisë

admin