RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin e tij: Vendimi duhet të bazohet në prova, jo në spekulime

mbrojtja-e-thacit-kerkon-lirimin-e-tij:-vendimi-duhet-te-bazohet-ne-prova,-jo-ne-spekulime

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi ndaj Thaçit të bazohet në prova dhe jo në spekulime.

Gjatë fjalës së saj, Menegon ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e Thaçit me gjashtë vjet burgim, duke argumentuar se bisedat e zhvilluara në qendrën e paraburgimit nuk kanë pasur ndikim real jashtë saj.

“Prokuroria iu kërkon juve që të dërgoni në burg z. Thaçi për 6 vjet për biseda që janë bërë në qendrën e paraburgimit, të cilat nuk kanë pasur asnjë ndikim në botën reale. Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo në spekulime, dhe që vendimi të jetë lirimi nga të gjitha akuzat”, ka deklaruar Menegon.

Mbrojtja ka kërkuar kështu që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjithë akuzat.

Related posts

Ari, nafta dhe kriptovalutat bien, ndërsa dollari rritet teksa inflacioni në SHBA më i lartë se parashikimi

admin

Hapet xhamia e re në Shtutgart

admin

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

RTI