RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

kerkohet-paraburgim-per-4-komisionere-dhe-nje-kryesues-te-kkz-te-prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.

Sipas njoftimit zyrtar, katër prej tyre janë komisionerë të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, ndërsa një person tjetër, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Zgjedhor Komunal (KKZ) në Prizren, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjykata ka njoftuar se nga ora 14:00 deri në 16:00 janë zhvilluar dhe përfunduar tri seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt pritet të mbahet gjatë orëve në vijim.

Po ashtu, është bërë e ditur se brenda afateve ligjore, Gjykata do të përgatisë vendimet lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe se mediat do të njoftohen me kohë për vendimet e marra nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Related posts

Wagneri nuk ka më ndonjë rëndësi në Ukrainë

admin

​Britania: Në vitin 2023, do t’i japim Ukrainës 2.3 miliardë funte të tjera ndihmë ushtarake

admin

Palestina: Xhamia Al-Ak’sa vija jonë e kuqe, thirrja e ministrit iz’raelit për të ndërtuar sinagogë shumë e rrezikshme

Muhamet Ramadani