RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar

deputetet-britanike-votojne-kunder-legalizimit-te-vdekjes-se-asistuar

Deputetët britanikë hodhën poshtë të premten legalizimin e legjislacionit të debatueshëm për vdekjen e asistuar në Angli dhe Uells, raporton Anadolu.

Projektligji u hodh poshtë me 270 vota pro dhe 286 kundër gjatë leximit të dytë në Dhomën e Ulët.

Kjo ishte përpjekja e dytë e deputetëve për të ndryshuar ligjin, pasi vitin e kaluar një projektligj identik u mbështet nga shumica e deputetëve, por mbeti i bllokuar dhe i skadoi koha në Dhomën e Lordëve.

Projektligji do t’u mundësonte të rriturve me një jetëgjatësi të pritshme prej më pak se gjashtë muajsh të kërkonin ndihmë për t’i dhënë fund jetës së tyre, duke iu nënshtruar një sërë masash mbrojtëse.

Votimi u zhvillua ndërsa mbështetës të projektligjit dhe kundërshtarë të tij u mblodhën jashtë Parlamentit në Londër.

Related posts

Fitorja spektakolare e Albin Kurtit, Milaim Zeka: Diaspora bëri diferencën në zgjedhje, opozita pa kauzë dhe strategji

admin

Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë

admin

“Kosova mund t’i duket si Tajvani dhe Ukraina”, analiza e ekspertit amerikan, ja çfarë mund të presë Prishtina nëse Kamala Harris zgjidhet presidente e SHBA

admin