RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria e Jemenit thotë se ka rrëzuar 5 dronë të grupit Huthi në veri të vendit

ushtria-e-jemenit-thote-se-ka-rrezuar-5-drone-te-grupit-huthi-ne-veri-te-vendit

Ushtria e Jemenit njoftoi të premten se ka rrëzuar pesë dronë të grupit Huthi në provincën veriore Al-Xheuf të Jemenit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria tha se “mbrojtja ajrore ka rrëzuar pesë dronë kamikaz” të grupit në lindje të Al-Hazmit, kryeqytetit të provincës Al-Xheuf.

Ushtria nuk dha detaje të tjera.

Huthit nuk e kanë komentuar menjëherë deklaratën.

Jemeni kishte përjetuar një qetësi relative që nga prilli i vitit 2022, pas gati 12 vitesh luftë mes forcave qeveritare, të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe Huthive të mbështetur nga Irani, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të pjesëve të mëdha të vendit në vitin 2014.

Që nga fundi i vitit 2023, pas fillimit të luftës në Gaza, Huthit janë përfshirë gjithnjë e më shumë në armiqësitë rajonale, duke kryer sulme ndaj Izraelit dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq, ndërsa rifillimi i luftimeve ka rritur frikën për rikthimin e konfliktit në shkallë të gjerë në Jemen.

Related posts

NATO dërgon ndihma në Slloveni pas përmbytjeve

Muhamet Ramadani

Del deklarata nga Prokuroria, autori tregon pse vrau tetë persona në Serbi

admin

Rusia: Veprimet e Japonisë po i çojnë marrëdhëniet në ‘pikën pa kthim’

admin