Kyetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Dekretin, ai e pranoi nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Haxhiu këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

