RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

kurti-zyrtarisht-mandatar-per-formimin-e-qeverise-se-re

Kyetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Dekretin, ai e pranoi nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Haxhiu këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Related posts

E plagosën dhe e flakën anës rrugës, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar, në pranga një nga autorët

admin

BE bën publike agjendën e 2 majit – Fillimisht diskutohet për personat e pagjetur, më pas vie radha e Asociacionit

Muhamet Ramadani

Rritet numri i të vdekurve palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani