RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump kërkon nga Zelenskyy të ndalojë sulmet ndaj furnizimeve ruse me naftë

trump-kerkon-nga-zelenskyy-te-ndaloje-sulmet-ndaj-furnizimeve-ruse-me-nafte

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të ndalojë sulmet ushtarake ndaj rafinerive ruse të naftës, duke paralajmëruar se këto operacione po shkaktojnë mungesa globale të karburantit, transmeton Anadolu.

“Zoti Zelenskyy duhet të bëjë një gjë. Duhet të ndalojë së godituri naftën në Rusi. Le të godasë objektiva, por jo naftën, sepse po shkakton mungesë të saj”, u tha Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan tha se problemet aktuale në tregjet e naftës nuk burojnë nga tensionet në Lindjen e Mesme, por nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump tha se Washingtoni e ka ngritur këtë çështje drejtpërdrejt me udhëheqësin ukrainas, duke theksuar se zyrtarët amerikanë nuk duan që Kievi të godasë rafineritë.

Forcat ukrainase, tha Trump, kanë “shumë objektiva të tjera” që mund t’i godasin, duke argumentuar se shkatërrimi i kapaciteteve ruse të prodhimit të naftës “po e dëmton botën”.

Zyrtarët ukrainasë nuk kanë reaguar deri më tani ndaj deklaratave të presidentit amerikan.

Related posts

Konjufca: Vendimi për Manastirin e Deçanit tregon vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor

admin

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite 6 pika të rëndësishme

Irfan Jahiu

Hoti: Nuk kam kërkuar kurrë postin e presidentit, emri im u përmend për të zgjidhur ngërçin politik

Kushtrim Guraj