RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës

trump:-rusia-dhe-ukraina-kane-rene-dakord-te-ndalojne-sulmet-ndaj-objekteve-energjetike-te-njera-tjetres

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës, transmeton Anadolu.

“Ukraina ka rënë dakord të mos godasë objektivat energjetike ruse. Rusia ka rënë dakord për të njëjtën gjë”, tha Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Trump gjithashtu ia atribuoi rritjen e çmimeve globale të dizelit kryesisht luftës Rusi-Ukrainë, dhe jo luftës SHBA-Izrael me Iranin.

“Rritja e çmimit të dizelit në botë kryesisht është shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë, jo Irani”, shtoi ai.

Related posts

Identifikohet personi që i bëri atentat Donald Trump, 20-vjeçari qëlloi nga 130 metra largësi! I riu u ekzekutua nga Shërbimi Sekret

admin

Hegseth në Francë për 82-vjetorin e zbarkimit në Normandi: Brigjet e Evropës po pushtohen nga ideologji të rrezikshme! Varkat po mbërrijnë në Spanjë, Itali, Greqi…

admin

Aksident në Kosovë, plagosen 5 persona, mes tyre dhe dy efektivë policie

admin