RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza rritet në 73,786

numri-i-viktimave-ne-gaza-rritet-ne-73,786

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, ka arritur në 73,786, ndërsa 174,771 persona janë plagosur, sipas burimeve mjekësore.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Rripit të Gazës janë dërguar trupat e dy palestinezëve të vrarë dhe 25 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 1,372, ndërsa 4,659 janë plagosur. Ndërkohë, janë nxjerrë nga rrënojat 831 trupa.

Burimet mjekësore thanë se një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ato. /mesazhi

Related posts

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

admin

Izraeli nis projektin e vendbanimeve në lindje të Kudsit

admin

Posedonte marihuanë, policia kap një person në Prizren

Muhamet Ramadani