RTV AHIRETI
Uncategorized

Sot në Shkup tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë –

sot-ne-shkup-tubim-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se-qe-ndodhen-ne-hage-–

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se përmes këtij tubimi synojnë të përcjellin një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët! ”, thuhet në njoftim.





Related posts

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Kushtrim Guraj

DISA RREGULLA SI TË MBROHEMI NGA EPSHI I NDALUAR (1)

Irfan Jahiu

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Kushtrim Guraj