RTV AHIRETI
Uncategorized

Sot në Shkup tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë –

sot-ne-shkup-tubim-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se-qe-ndodhen-ne-hage-–

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se përmes këtij tubimi synojnë të përcjellin një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët! ”, thuhet në njoftim.





Related posts

SWE Research Division Celebrates a Decade of Service to the Engineering Community

Hevzi

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Kushtrim Guraj

Më 20 korrik mbahet seancë ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

Kushtrim Guraj