RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Të paktën 125 mijë të zhvendosur nga përshkallëzimi i luftimeve në Jemen këtë muaj

okb:-te-pakten-125-mije-te-zhvendosur-nga-pershkallezimi-i-luftimeve-ne-jemen-kete-muaj

Të paktën 125 mijë njerëz janë zhvendosur nga luftimet e vazhdueshme midis forcave qeveritare dhe Huthive në Jemen që nga fillimi i shtatorit, thanë Kombet e Bashkuara, transmeton Anadolu.

“Armiqësitë në Jemen po i detyrojnë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, duke shkaktuar viktima civile dhe duke i vënë operacionet humanitare tashmë të mbingarkuara nën presion në rritje”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në një deklaratë të lëshuar të hënën vonë.

Ajo tha se të paktën 18 mijë familje ose rreth 125 mijë njerëz, janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Jemen që nga fillimi i shtatorit. Deklarata, duke cituar Zyrën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se 40 civilë janë vrarë në përshkallëzim, përfshirë tetë persona të vrarë dhe 32 të plagosur midis 1 dhe 14 shtatorit.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë gjysmën e të vrarëve dhe më shumë se gjysmën e të plagosurve, sipas OCHA-s.

Zyra u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të mbrojnë civilët, të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të lehtësojnë aksesin e sigurt dhe të papenguar humanitar për të siguruar që ndihma urgjente të arrijë komunitetet në nevojë.

Në ditët e fundit, Huthit zgjeruan kontrollin e tyre mbi vijën bregdetare të Detit të Kuq të Jemenit, përfshirë ishullin Mayyun në Ngushticën Bab el-Mandeb, mes përshkallëzimit të luftimeve me forcat qeveritare.

​​​​​​​​Jemeni është përfshirë nga lufta që kur Huthit pushtuan kryeqytetin Sana dhe disa provinca në shtator 2014, duke nxitur një koalicion arab të udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhyjë në mars 2015 në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Related posts

Ushtria izraelite godet 3 qyteza jugore të Libanit në ditën e dytë të Bajramit

admin

Berisha: Fryma është si në 92-shin, qëllimi ynë madhor do jetë anëtarësimi në BE

admin

CNN: Irani po gërmon raketa! Imazhet satelitore hedhin dyshime se arsenali i Teheranit nuk është shkatërruar!

admin