RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite godet 3 qyteza jugore të Libanit në ditën e dytë të Bajramit

ushtria-izraelite-godet-3-qyteza-jugore-te-libanit-ne-diten-e-dyte-te-bajramit

Ushtria izraelite sot ka goditur tri qyteza në rrethin Tire, në jug të Libanit, në ditën e dytë të Fitër Bajramit, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur qytezat Dhayra, Tayr Harfa dhe Jebbayn.

Nuk raportohet për viktima nga sulmet ajrore izraelite.

Tensionet kanë qenë të larta në zonën kufitare midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që kur palët zhvilluan një luftë në shkallë të gjerë në vitin 2006.

Tensionet e fundit kufitare vijnë pas nisjes së ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë më shumë se 33.500 njerëz pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Autoritetet libaneze thonë se të paktën 313 njerëz janë vrarë, 1.000 janë plagosur dhe rreth 100.000 të tjerë janë zhvendosur nga sulmet izraelite në Libanin jugor që nga 8 tetori 2023. Rreth 20 izraelitë janë vrarë gjithashtu në sulmet e Hezbollahut, sipas shifrave izraelite.

Related posts

Turqia dhe 7 vende të tjera dënojnë vendimin e Izraelit për “tokë shtetërore” në Bregun Perëndimor

Hevzi

Shkon në mbi 15 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Muhamet Ramadani

Britanikët të zhgënjyer me BREXIT, dy të tretat e tyre duan referendum për anëtarësimin në BE

admin