RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

A po synojnë dhe Mekën huthët e Jemenit?

a-po-synojne-dhe-meken-huthet-e-jemenit?

Arabia Saudite akuzon grupimin militant shiit për sulm me dronë drejt qytetit të shenjtë

Një zonë e re tensioni hapet midis Arabisë Saudite dhe huthive të Jemenit, një ushtri proxy shitte, pas së cilës qëndron Irani. Riadi thotë se ka kapur një dron që shkonte drejt hapësirës ajrore të ndaluar të Mekës, edhe pse kjo u mohua kategorikisht nga grupimi. ndërsa Organizata e Bashkëpunimit Islam u rreshtua me Arabinë Saudite.

Zëdhënësi i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite që ndërhyri në luftën e Jemenit në vitin 2015, Turki al-Malki, tha se mbrojtja ajrore saudite ka kapur dhe shkatërruar një dron të martën që Riadi tha se ishte lëshuar nga huthët.

 

Ai tha se droni u shkatërrua në jug të Mekës, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të ndaluar të qytetit më të shenjtë të Islamit. Al-Malki theksoi se siguria e Mekës është një “vijë e kuqe” për Arabinë Saudite.

Akuza vjen në një kohë tensionesh të larta, me Riadin që fajëson huthët për një seri sulmesh me raketa dhe dronë ndaj objektivave saudite në ditët e fundit.

Huthët kanë marrë përgjegjësinë për sulme të tjera të fundit në tokën saudite, por mohojnë se kanë tentuar të godasin Mekën ose vende të tjera fetare.

Ndërsa Organizata e Bashkëpunimit Islam (OIC) foli për “sulme të urryera” dhe shprehu mbështetjen për Arabinë Saudite, duke vënë në dukje se veprime të tilla “minojnë shenjtërinë e dy vendeve të shenjta dhe xhamive islamike dhe provokojnë ndjenjat e myslimanëve në të gjithë botën”. /tesheshi

Related posts

Peleshi: Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA-së dhe një anëtare aktive e NATO-s

Muhamet Ramadani

Sulmi në Modena, marokeni përplasi këmbësorët, reagon ministri i Brendshëm italian: Mund të ketë lidhje me probleme të shëndetit mendor dhe jo me terrorizëm

admin

Izraeli kryen sulm me raketa në Libanin jugor

admin