RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peleshi: Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA-së dhe një anëtare aktive e NATO-s

peleshi:-shqiperia-eshte-nje-aleat-i-besueshem-i-shba-se-dhe-nje-anetare-aktive-e-nato-s

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi Amerikan, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se Peleshi mbajti një fjalë mbi “angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me SHBA-në” dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor “në përputhje me qëndrimet dhe prioritetet strategjike të SHBA-së dhe NATO-s”.

“Më 22 janar, në të njëjtën ditë që presidenti Trump dhe liderë të tjerë botërorë shpallën në Davos krijimin e Bordit të Paqes, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kartën e tij, duke riafirmuar angazhimin tonë ndaj stabilitetit, sigurisë, zgjidhjes së konflikteve dhe paqes së qëndrueshme”, tha Peleshi.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA-së dhe një anëtare e denjë dhe aktive e NATO-s, e cila sipas tij është e vetëdijshme dhe mban mbi supe barrën e saj të sigurisë.

Kryeparlamentari shqiptar theksoi edhe rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si “një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit”.

Related posts

VIDEO/ “Goditi kokën në mur”- E tërheq zvarrë për flokësh dhe e godet me grushte e shqelma, momenti kur ish-ministri dhunon brutalisht për vdekje gruan!

admin

Kolonët okupues izraelitë rrëmbejnë një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor, plagosin disa të tjerë

Hevzi

Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikin drejt Serbisë

Muhamet Ramadani