Roja Bregdetare e Filipineve (PCG) ka njoftuar se 77 persona janë konfirmuar të vdekur dhe tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije pasagjerësh me 128 persona në bord u përfshi nga zjarri javën e kaluar pranë provincës Palawan, në jugperëndim të Filipineve, transmeton Anadolu.
Zëdhënësja e PCG-së, komodorja Noemie Cayabyab, tha se është verifikuar se katër persona të regjistruar në listën e pasagjerëve nuk kishin hipur në anije, duke e ulur numrin e personave në bordin e MV June Aster nga 132 në 128.
Gjithsej 43 pasagjerë janë konfirmuar se i kanë mbijetuar incidentit.
“PCG-ja vazhdon të verifikojë dhe harmonizojë informacionet për pasagjerët si pjesë e procesit të vazhdueshëm të evidentimit të të gjithë personave të regjistruar në listën e biletave të MV June Aster”, tha Roja Bregdetare e Filipineve.
Trageti u nis nga Manila të mërkurën e kaluar dhe u përfshi nga zjarri në ujërat pranë Coronit, Palawan.

