RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor

greqia-dhe-izraeli-zhvillojne-stervitje-te-perbashket-ushtarake-ne-mesdheun-lindor

Forcat detare greke dhe izraelite raportohet se kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Mesdheun Lindor “disa ditë më parë”, transmeton Anadolu.

Gazeta Kathimerini raportoi se dy fregata greke dhe dy anije raketore izraelite morën pjesë në stërvitjen në Mesdheun Lindor “në skenarë operacional me shkallë të lartë vështirësie”, duke e përshkruar stërvitjen si “tejet simbolike”.

Sipas raportimit, stërvitja u fokusua në identifikimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve në det, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe menaxhimin e situatave emergjente, me synimin për të rritur ndërveprueshmërinë mes dy forcave detare dhe për të përmirësuar bashkëpunimin operacional.

Turqia prej kohësh ka theksuar se Mesdheu Lindor duhet të jetë një zonë bashkëpunimi dhe jo tensionesh. Pas takimit në qershor me homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, theksoi rëndësinë e shmangies së hapave që mund të dëmtonin stabilitetin rajonal ose të drejtoheshin kundër Turqisë.

Related posts

Kina hyn edhe më thellë në sigurinë e Serbisë, Stojkoviq: Vuçiqi po e kthen Serbinë në degë të Kinës

admin

“Ne dëshirojmë të qeverisim!”- Marine Le Pen përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë: Nëse fitojmë nuk do të jem në qeveri, por…

admin

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Muhamet Ramadani