RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Bahreinit mbërrin në Athinë për bisedime me presidentin dhe kryeministrin grek

mbreti-i-bahreinit-mberrin-ne-athine-per-bisedime-me-presidentin-dhe-kryeministrin-grek

Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, ka mbërritur në Athinë për një vizitë, gjatë së cilës do të zhvillojë bisedime me presidentin Konstantinos Tasoulas dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BNA, bisedimet do të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e bashkëpunimit strategjik.

Të dyja palët pritet gjithashtu të diskutojnë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Monarku u prit nga zv/kryeministri grek, Kostis Hatzidakis, ambasadori i Bahreinit në Greqi, Khalid Yousif Al-Jalahma, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Related posts

Policia e Kosovës gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës

Muhamet Ramadani

Mehaj fton të rinjtë të aplikojnë për pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së

admin

Ministrja austriake e Mbrojtjes qëndron për vizitë në Shkup

Muhamet Ramadani