RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Bahreinit mbërrin në Athinë për bisedime me presidentin dhe kryeministrin grek

mbreti-i-bahreinit-mberrin-ne-athine-per-bisedime-me-presidentin-dhe-kryeministrin-grek

Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, ka mbërritur në Athinë për një vizitë, gjatë së cilës do të zhvillojë bisedime me presidentin Konstantinos Tasoulas dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BNA, bisedimet do të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e bashkëpunimit strategjik.

Të dyja palët pritet gjithashtu të diskutojnë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Monarku u prit nga zv/kryeministri grek, Kostis Hatzidakis, ambasadori i Bahreinit në Greqi, Khalid Yousif Al-Jalahma, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Related posts

Presidenti sirian al-Sharaa takon të dërguarin amerikan Tom Barrack në Damask

Muhamet Ramadani

Të shtëna me armë zjarri në një zonë plazhi në Greqi, një i vdekur dhe një i plagosur

admin

Protesta para Qeverisë në Kosovë/ Aktivisti Haziri paralajmëron deputetët: Votoni ligjin! Nëse shkoni në zgjedhje do t’ju ndjek si hije

admin