RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi e qetë, pa incidente

policia:-protesta-ne-prishtine-perfundoi-e-qete,-pa-incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Sipas Policisë, protesta ka nisur në orën 12:00, ndërsa janë ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas tubimit.

“Policia e Kosovës, duke e njohur të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, sipas detyrës zyrtare është angazhuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe vetë protestuesit”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se në protestë morën pjesë mijëra qytetarë, të cilët pas disa fjalimeve shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Protesta përfundoi në orën 12:40, ndërsa pjesëmarrësit u shpërndanë të qetë. Njësitë policore kanë vazhduar me detyrat e tyre sipas planifikimeve operacionale.

Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e aktiviteteve publike mbeten prioritet.

Related posts

Trump nis fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

admin

“Diplomacia shqiptare vazhdon lobimin e saj në botë për Kosovën”

admin

Vendi i parë i BE-së që pritet të testojë pasaportat digjitale

admin