RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, disa të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë

pakistan,-disa-te-plagosur-ne-nje-shperthim-gjate-faljes-se-xhumase

Disa persona u plagosën si pasojë e një shpërthimi pranë një kompleksi “të vjetër” policor në veriperëndim të Pakistanit të premten, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Shpërthimi u raportua gjatë faljes së namazit të xhumasë me xhemat pranë “Police Lines”, në distriktin Kohat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, raportoi Geo News.

Ai shtoi se të plagosurit janë transferuar në objektet shëndetësore lokale për trajtim, ndërsa rrugët drejt vendit të ngjarjes janë mbyllur.

Në anën tjetër, shtatë militantë u vranë nga forcat pakistaneze të sigurisë në dy operacione të veçanta në provincën jugperëndimore të Balochistanit, njoftoi Radio Pakistani.

Related posts

Shehaj: Rama do të detyrohet të japë dorëheqje, protesta përfundon me zgjedhje të parakohshme

Irfan Jahiu

Kryeministri irakian thotë se gjatë vizitës së parë zyrtare në Turqi do të diskutojë për investimet dhe sigurinë

Irfan Jahiu

Presidenti Erdogan njofton se vendet islame nisën një program të posaçëm për të mbështetur Sirinë

admin