RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ervin Demo fillon zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë

ervin-demo-fillon-zyrtarisht-detyren-e-ministrit-te-puneve-te-brendshme-te-shqiperise

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Demo është betuar para presidentit Bajram Begaj, duke filluar zyrtarisht detyrën, transmeton Anadolu.

Pas votimit të dekretit të Begajt për emërimin e ministrit Demo në seancën e fundit parlamentare, sot është mbajtur ceremonia e betimit në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Demo zëvendëson në këtë post ish-ministrin Besfort Lamallari, i cili u lirua nga detyra disa ditë më parë.

Që prej shtatorit 2025, Ervin Demo ka ushtruar detyrën e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor në Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa më herët ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Beratit, në periudhën 2019–2025.

Gjatë prezantimit të ndryshimeve në kabinetin qeveritar disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama theksoi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të përfshihen edhe çështjet vendore.

Related posts

Organizata e ndihmës me qendër në SHBA: 7 punonjës tanë u vranë në sulmin izraelit në Gaza

Muhamet Ramadani

VIDEO/ “Duhet të na kishit paguar më mirë…”- Punonjësi i zemëruar në Kaliforni i vë flakën depos së letrës higjienike! Një i arrestuar, pamjet e vendosjes së zjarrit bëhen virale

admin

Si po fiton strategjia turke në Siri

RTI