RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-ja njofton për ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”: Do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në disa komuna

fsk-ja-njofton-per-ushtrimin-“valor-shield-2026”:-do-te-kete-levizje-te-automjeteve-ushtarake-ne-disa-komuna

Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria do të zhvillojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Sipas njoftimit, ushtrimi do të mbahet nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026, ndërsa gjatë kësaj periudhe qytetarët mund të hasin lëvizje të automjeteve të FSK-së dhe forcave partnere në disa pjesë të vendit.

Lëvizjet e automjeteve do të realizohen nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për ushtrimin.

Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve.

“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njoftim.

Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” do të zhvillohet me pjesëmarrjen e FSK-së, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria.

Related posts

Erdoğan uron Manchester City-n për fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve

admin

Stoltenberg falënderon Erdoganin për vendimin për të dërguar trupa në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani

GJNP dënon ish-liderin e milicisë sudaneze Ali Kushayb me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit

admin