RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ed Sheeran e quan situatën në Gaza “të pajustifikueshme” dhe “katastrofike”

ed-sheeran-e-quan-situaten-ne-gaza-“te-pajustifikueshme”-dhe-“katastrofike”

Këngëtari britanik Ed Sheeran ka komentuar për herë të parë polemikat që kanë përfshirë turneun e tij në Amerikën e Veriut, duke e cilësuar situatën në Gaza si “katastrofike”, “të pajustifikueshme” dhe “joproporcionale”.

Sheeran i bëri komentet gjatë koncertit të tij në stadiumin Lincoln Financial Field në Filadelfia, ku turneu i tij “Loop Tour” rifilloi të shtunën mbrëma.

Këngëtari është përballur me kritika pas largimit nga turneu të reperit amerikan Macklemore, i cili ishte paraparë të ishte një nga artistët hapës. Vendimi erdhi pas deklaratave të Macklemore në mbështetje të Palestinës gjatë një koncerti në Nju Xhersi.

Sheeran ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vendimin për largimin e Macklemore, duke ia atribuar përgjegjësinë promotorit të turneut.

Ndërkohë, të katër artistët që do të performonin si pjesë e turneut të Sheeran janë tërhequr, duke bërë deklarata publike në mbështetje të palestinezëve. Në mesin e tyre ishte edhe Finneas, vëllai dhe bashkëpunëtori muzikor i këngëtares Billie Eilish.

Para koncertit në Filadelfia, rreth 50 protestues pro-palestinezë u mblodhën jashtë stadiumit, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur “Palestinë e lirë”.

Megjithatë, disa pjesëmarrës në koncert thanë se polemikat politike nuk ndikuan në mbështetjen e tyre për Sheeran dhe Macklemore, duke theksuar se dëshironin të përqendroheshin te muzika. /mesazhi

Related posts

“Vrasës të ftohtë, përbindësha”- Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë

admin

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

Muhamet Ramadani

Procesi i Berlinit mbahet sot, Kosova pritet të nënshkruaj tri marrëveshje

admin