RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mickoski: Çështja e Bullgarisë është e pashmangshme, por nuk nxitojmë

mickoski:-ceshtja-e-bullgarise-eshte-e-pashmangshme,-por-nuk-nxitojme

Çështja e marrëdhënieve me Bullgarinë është temë e pashmangshme dhe sigurisht se diskutohet, veçanërisht me njerëz nga Këshilli dhe Komisioni, kështu është shprehur kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për MIA-n nga Uashingtoni. Sipas Mickoskit lidhur me këtë çështje nuk duhet përshpejtuar por duhet vepruar me kujdes dhe maturi.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Natyrisht që atë temë e diskutojmë. Unë nuk jam nga ata njerëz që i bëjnë punët në politikë me ngut. Duke qenë i vetëdijshëm për realitetin, i vetëdijshëm për politikën e gabuar në të kaluarën nga qeveritë e mëparshme. Nga ana tjetër, pritjet e disa elementeve radikale në strukturën tonë për t’u tërhequr nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe negociatat – kjo do ishte ideale nëse ne do të ishim vetëm në këtë botë, por ne nuk jemi vetë dhe duhet të luftojmë për të rifituar pozitat e humbura, të cilat në të kaluarën, për fat të keq, qeveria e mëparshme i ka minuar”.

Ai shton se në kuadër të asaj lufte ne gjithmonë prezantojmë argumente që janë qartësisht të kuptueshme metodologjikisht për bashkëbiseduesit.

Jemi të gatshëm të argumentojmë, jemi të gatshëm, nëse argumentet e bashkëbiseduesit i mposhtin argumentet tona, t’i pranojmë ato. Nuk inatosemi, nuk jemi kokëfortë. Por, ajo që paraqet qëllimin tonë është strategjia jonë, të vërtën tonë e prezantojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe përmes një debati politik, një lufte politike në skenën ndërkombëtare të kthejmë një pjesë të pozicioneve që qeveritë e mëparshme na i kanë humbur “.

I pyetur se a priten në Nju Jork takime dhe bisedime lidhur me Bullgarinë, Mickosi ritheksoi se kjo temë është e pashmangshme dhe se siç thotë ai është normale që të diskutohet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Akuzat e “pasakta” të Ne’tanyahu-t për ndalesën e ar’mëve nga SHBA-ja janë “shqetësuese”

Muhamet Ramadani

Presidenti Zelensky në Spanjë, pritet të nëshkruajë marrëveshje për sigurinë

admin

Ukraina dhe kërcënimi që paraqet Kina, në qendër të takimit të NATO-s në Uashington

admin