RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia planifikon kufizimin e nxënësve të huaj dhe ndalimin e burkës dhe hixhabit në shkolla

italia-planifikon-kufizimin-e-nxenesve-te-huaj-dhe-ndalimin-e-burkes-dhe-hixhabit-ne-shkolla

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë të ditur se vendi i saj po përgatit një masë që do të vendoste një kufi ligjor për numrin e nxënësve të huaj në shkolla dhe do të ndalonte mbajtjen e burkës dhe hixhabit në to, transmeton Anadolu.

“Fëmijët italianë nuk mund të ndihen si pakicë në klasë”, tha Meloni në Fenix, një festival kombëtar rinor i organizuar nga grupi rinor i partisë së saj Vëllezërit e Italisë (FdI).

“Është e paimagjinueshme që në një klasë italiane, fëmijët italianë të ndihen të mënjanuar sepse janë bërë pakicë. Kjo nuk mund të lejohet”, theksoi ajo.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Meloni tha më tej se qeveria e saj do të ndalojë burkën dhe hixhabin në shkolla.

Meloni tha se prindërve të nxënësve të huaj që kanë vështirësi për t’u integruar në sistemin shkollor do t’u kërkohet gjithashtu të mësojnë gjuhën italiane.

Sipas Melonit, masa pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit të Ministrave.

Related posts

Ministrat e BDI-së dhanë dorëheqje, do të vlejnë nëse votohen ndryshimet kushtetuese

admin

Ky vend po ofron 50 mijë euro për çdo fëmijë, por as kjo nuk po mjafton…

Hevzi

Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”

Muhamet Ramadani