RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut dyshohet se lëshoi raketë balistike drejt bregut lindor

koreja-e-veriut-dyshohet-se-leshoi-rakete-balistike-drejt-bregut-lindor

Koreja e Jugut dhe Japonia kanë pretenduar se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të dyshuar balistike drejt Detit Lindor, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, ushtria e Koresë së Jugut tha se Pheniani lëshoi të paktën një predhë drejt Detit Lindor.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të vendit thanë se lëshimi u diktua rreth orës 15:00 (06:00 GMT) nga zona e Wonsanit.

Koreja e Jugut dhe Japonia theksuan se raketa përshkoi rreth 450 kilometra, ndërsa po kryhen analiza të mëtejshme për të përcaktuar specifikat e sakta dhe detaje të tjera.

Autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe SHBA-së e gjurmuan lëshimin dhe shkëmbyen informacionet përkatëse që nga faza fillestare, ndërsa të dhënat për lëshimin e raketës u ndanë edhe me Japoninë.

“Po monitorojmë nga afër aktivitetet e ndryshme të Koresë së Veriut dhe ruajmë aftësinë dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur fuqishëm çdo provokimi, në kuadër të qëndrimit të palëkundur të përbashkët mbrojtës Kore e Jugut-SHBA”, thanë autoritetet.

Japonia, raportoi Kyodo News, tha se predha besohet se ka rënë jashtë zonës së saj ekskluzive ekonomike.

Javën e kaluar, Pheniani dënoi një stërvitje detare të udhëhequr nga SHBA-ja, me pjesëmarrjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë, e cila u zhvillua nga 29 gushti deri më 10 shtator pranë Guamit. Pheniani nuk reagoi menjëherë ndaj pretendimeve të fundit.

Related posts

Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave

admin

Presidenti kinez Xi bisedon me Trumpin pas takimit virutal me Putinin

Muhamet Ramadani

BE: I presim liderët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel pa parakushte

admin