RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vrarëve në Gaza arrin në 73,910

numri-i-te-vrareve-ne-gaza-arrin-ne-73,910

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor 2023 ka arritur në 73,910, ndërsa 174,935 të tjerë janë plagosur, sipas burimeve mjekësore.

Autoritetet lokale shëndetësore thanë se spitalet në Gaza kanë pranuar gjatë 24 orëve të fundit trupat e tre palestinezëve të vrarë dhe 21 persona të plagosur.

Sipas të njëjtave burime, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, në Gaza janë vrarë 1,393 palestinezë dhe 4,822 janë plagosur. Ndërkohë, 831 trupa janë nxjerrë nga rrënojat që nga fillimi i armëpushimit.

Një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe nëpër rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundësi të arrijnë tek ato. /mesazhi

Related posts

OKB: Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza më i lartë se numri i fëmijëve të vrarë në luftëra në 4 vitet e fundit

admin

Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Muhamet Ramadani

Britania, “hall i ri”: Nuk ka vend për emigrantët as në qendra pritjeje e as në burgje

admin