RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

kerkohet-paraburgim-ndaj-kater-personave-per-shitblerje-te-narkotikeve-dhe-armembajtje-pa-leje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve: M.B, A.L, A.B dhe SH.B për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 12 Dhjetor 2025, rreth orës 17:15, të pandehurit pa autorizim, kanë poseduar substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotik, substanca psikoterapi ose analoge, me qëllim shitje ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që paraprakisht të pandehurit M.B dhe A.L, kanë sjellë substancën narkotike të llojit Kokainë me peshë prej 4,620 gram në Republikën e Kosovës, e më pas i pandehuri L.Z (i cili për momentin gjendet në arrati), kontakton me të pandehurit A.L dhe SH.B, duke i udhëzuar që këtë substancë narkotike të sjellin në parkingun e “B.M” në Veternik, e po ashtu duke i’u dhënë edhe detaje të veturës, ku ishte personi që do të blinte substancën narkotike, ndërsa me rastin e kontrollit, tek shtëpia e të pandehurit A.B, gjenden dhe sekuestrohet edhe pesë role – folje plasmasti të tejdukshme, katër palë dorëza pune, dorëza llastiku, ngjyrë të zezë, gërshërë dhe një lug kuzhine e metalit, të cilat janë shfrytëzuar për mbështjellje të substancës narkotike, si dhe një revole të markës “Glock”, prodhim Austriak, 9mm, me një karikator me 1 fishekë, me ç’rast të njëjtat sekuestrohen nga policia, me çka në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri A.B do të kryente edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit që nga data 12 Dhjetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

Related posts

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

RTI

Vritet me armë zjarri një person në Francë, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Zvicrën! Arrestohet një prej 3 autorëve, ja çfarë dyshohet

admin

Austria dhe Greqia rikonfirmojnë qëndrimin e përbashkët në trajtimin e migracionit në BE

admin