RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani akuzon SHBA-në për përgatitje të sulmeve të reja

irani-akuzon-shba-ne-per-pergatitje-te-sulmeve-te-reja

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së janë rritur pasi ushtria iraniane ka akuzuar Uashingtonin se po përgatitet të rifillojë sulmet ndaj Iranit.

Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya deklaroi se Irani është informuar për plane të reja amerikane për sulme, me mbështetjen e disa vendeve të rajonit. Teherani paralajmëroi se do të përgjigjet “pa kufizime” nëse sulmet rifillojnë.

Irani paralajmëroi gjithashtu vendet e rajonit se do të konsiderohen bashkëpërgjegjëse nëse ndihmojnë SHBA-në dhe se forcat iraniane nuk do të tregojnë më përmbajtje ndaj tyre.

Ndërkohë, mediat amerikane raportuan se presidenti Donald Trump është në një fazë vendimmarrjeje dhe se mund të ndërmerren hapa të rëndësishëm së shpejti. Trump tha se opsionet për Iranin përfshijnë një marrëveshje, presionin ekonomik ose përdorimin e forcës ushtarake.

SHBA-ja ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos udhëtojnë në Iran dhe atyre që ndodhen atje t’u largohen vendit.

Ndërkohë, zyrtari iranian Mohsen Rezaei tha se Teherani i ka dorëzuar SHBA-së një listë me kushte për përfundimin e luftës dhe paralajmëroi se Irani është i gatshëm t’u përgjigjet çdo sulmi të ri me goditje më të fuqishme. /mesazhi

Related posts

Flamuri i Kosovës zhvendoset nga objekti i Komunës së Zubin Potokut

Muhamet Ramadani

Guterres paralajmëron për rritje të terrorizmit të ekstremit të djathtë

admin

Kamberi: Marrëveshje si këto, të mirëseardhura për qytetarët e Luginës së Preshevës

admin