RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

kurti-pas-takimit-me-lawler:-aktgjykimi-i-speciales-permban-pasaktesi-faktike,-keqkuptime-historike-dhe-gabime-juridike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawler, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në X se gjatë takimit me Lawler është diskutuar edhe për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka deklaruar se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore, duke shprehur pritshmërinë që ato të korrigjohen në procedurën e Apelit.

“Aktgjykimi shpërfilli pretendimet fyese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Martyt për trafikimin e organeve, të cilat ishin aq të pabaza saqë as nuk u përfshinë në aktakuzën e Prokurorisë; gjithashtu, ai hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, gjetjet e mbetura u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje bëri të ditur se ka kërkuar mbështetje edhe për çështjen e pasivizimit të adresabe të shqiptarëve në Serbi.

“I kërkova mbështetjen e tij për trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, i cili ndikon në të drejtat e tyre të votimit dhe në qasjen në dokumentet zyrtare. Në takim mori pjesë edhe deputeti Shaip Kamberi, i vetmi anëtar shqiptar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë”, shkroi më tej Kurti.

Related posts

Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit

Muhamet Ramadani

Angela Merkel vlerësohet me Urdhërin Evropian të Meritës, çmimi më i lartë që jepet nga BE

admin

Lajçak arrin në Prishtinë, takohet me kryeministrin Kurti

admin