RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Enveri vazhdon të ngatërrojë dynjanë edhe 41 vjet pas ikjes në atë botë…

enveri-vazhdon-te-ngaterroje-dynjane-edhe-41-vjet-pas-ikjes-ne-ate-bote…

Një video e shkëputur nga një aktivitet në Lushnjë shkaktoi debat politik

Një video e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka shkaktuar debat në rrjetet sociale dhe në politikë, pasi u interpretua si dëshmi e propagandës komuniste në ambientet e Bashkisë së Lushnjës.

Biblioteka e Lushnjës ka reaguar duke sqaruar se pamjet janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se aktiviteti nuk kishte për qëllim glorifikimin e diktatorit Enver Hoxha.

Në videon e publikuar fillimisht nga Korreshi, një grua reciton disa vargje që përmendin Enver Hoxhën, ndërsa deputeti pretendon se në aktivitetin e administruar nga Bashkia e Lushnjës është kënduar dhe duartrokitur për diktatorin.

Sipas tij, ngjarja është zhvilluar në prani të kryetares së Bashkisë, Eriselda Sefa. Por pamjet e plota, paraqesin një rrëfim tjetër. Gruaja identifikohet si Flora Ngucaj dhe gjatë fjalës së saj tregon për përvojën personale dhe vuajtjet e familjes gjatë regjimit komunist.

Ngucaj rrëfen se kur ishte nxënëse e shkollës tetëvjeçare, vdiq Enver Hoxha. Ajo ishte nxënëse e shkëlqyer, por familja e saj kishte një biografi të keqe politike. Për këtë arsye, recitimi i një poezie në aktivitetin e shkollës nuk ishte thjesht një detyrë artistike, por një moment që mund të kishte pasoja për familjen.

Sipas saj, gjyshi ishte vrarë nga diktatura dhe babai e kishte ndihmuar të përgatitej për recitimin. Ajo tregon se kishte frikë se një paraqitje e dobët mund të sillte pasoja edhe për të atin, deri në burgosjen e tij.

Poezia ishte shkruar nga babai i saj dhe përdorte metafora për ditën e vdekjes së diktatorit. Vargjet, të shkëputura nga rrëfimi, mund të krijojnë përshtypjen e një kënge nostalgjike për regjimin komunist.

Por në kontekstin e plotë, ato paraqiten si pjesë e një dëshmie mbi frikën, presionin dhe vuajtjet e përjetuara gjatë diktaturës. Ky rast ka rikthyer debatin mbi mënyrën se si e kaluara komuniste përdoret në përplasjet politike të ditës.

Në mungesë të një alternative të artikuluar bindshëm përballë mazhorancës, opozitës i ka mbetur gjithnjë e më shumë karta e “Enverizimit” të debatit politik: rikthimi te Enver Hoxha, komunizmi dhe e shkuara si mënyrë për të prodhuar konflikt politik në të tashmen. tesheshi

Related posts

Zjarret në Athinë/ Turqia i vjen në ndihmë Greqisë me dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter

admin

Më shumë se 900 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa

Muhamet Ramadani

Hiqen tabelat me alfabetin serb në Veri të Kosovës, zëvendësohen me ato shqip-serbisht

admin