RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Studentët marshojnë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

studentet-marshojne-ne-prishtine-kunder-aktgjykimit-te-speciales

Studentët anëtarë të Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nisur marshin protestues ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Marshi i studentëve ka nisur nga Qendra e Studentëve në Prishtinë dhe do të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”.

“Studentët kanë thënë se përmes këtij aktiviteti duan të shprehin solidaritetin e tyre me ish-krerët e UÇK-së dhe të kërkojnë mbështetje deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e tyre.

Organizatorët kanë paralajmëruar edhe prezantimin e një memorandumi me gjashtë pika, ku përfshihen kërkesa për mbështetje financiare, politike e morale, si dhe monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor.

Marshimi vjen pas pesë netësh protestash në Prishtinë kundër aktgjykimit. Në ditët e fundit protesta janë organizuar edhe nga kategoritë e dala nga lufta, ndërsa tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur edhe në diasporë.

Related posts

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme rrit çmimet e naftës, shqetësime në tregjet globale të aksioneve

admin

40 migrantë të parregullt shpëtohen nga roja bregdetare turke në brigjet e Egjeut të Turqisë

Muhamet Ramadani

Presidenti egjiptian pas rizgjedhjes: Lufta e Gazës “kërcënim i madh” për sigurinë kombëtare të Egjiptit

Muhamet Ramadani