RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian pas rizgjedhjes: Lufta e Gazës “kërcënim i madh” për sigurinë kombëtare të Egjiptit

presidenti-egjiptian-pas-rizgjedhjes:-lufta-e-gazes-“kercenim-i-madh”-per-sigurine-kombetare-te-egjiptit

Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi, ka deklaruar se lufta në Gaza përbën një “kërcënim të madh” për sigurinë kombëtare të Egjiptit, transmeton Anadolu.

Sisi u rizgjodh për një mandat të tretë gjashtë-vjeçar në detyrë në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar. Shefi i komisionit zgjedhor të vendit, Hazem Badawy, tha se 44.7 milionë egjiptianë votuan në zgjedhjet presidenciale nga gjithsej 67.3 milionë qytetarë me të drejtë vote, ku Sisi fitoi 89,6 për qind të votave të vlefshme.

Në një fjalim televiziv pas rezultateve të zgjedhjeve, Sisi tha se zgjedhjet egjiptiane përfaqësuan refuzimin e botës ndaj “luftës çnjerëzore të Izraelit në Rripin e Gazës dhe jo thjesht zgjedhjen e një presidenti”.

“Kjo luftë duhet të marrë fund, duke pasur parasysh kërcënimin e madh që paraqet për sigurinë kombëtare të Egjiptit dhe vuajtjet e pa treguara që u ka shkaktuar palestinezëve”, tha ai.

Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ka vrarë më shumë se 19.453 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Lufta e ka shndërruar Gazën në gërmadha me gjysmën e banesave të territorit bregdetare të dëmtuara ose shkatërruara dhe me gati 2 milionë banorët e saj të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Related posts

Rritet numri i përfituesve të pensioneve për veteranë

rezart morina

BE i jep Ukrainës 1.5 miliardë euro pas sulmeve të fundit ruse

rezart morina

Rusia fut Shqipërinë në listën e vendeve armike: Del lista e plotë

admin