Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite sot njoftoi se rreziku kishte kaluar në provincën jugore Naxhran, pasi më herët lëshoi alarm për kërcënim të mundshëm, transmeton Anadolu.
Mbrojtja Civile tha se rreziku kishte kaluar në Naxhran, pa specifikuar natyrën e kërcënimit. Agjencia më herët lëshoi alarm emergjent për kërcënim të mundshëm në Naxhran përmes Platformës Kombëtare të Paralajmërimit të Hershëm.
Të shtunën, Mbrojtja Civile lëshoi alarme për kërcënim të mundshëm në kryeqytetin Riad, Al-Harxh dhe provincën Farasan në jug të vendit. Kjo ndodhi në një periudhë tensionesh në rritje me grupin Huthi në Jemen, i cili ka njoftuar për atë që e cilëson si “bllokadë detare” ndaj anijeve saudite në Detin e Kuq dhe ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj territorit saudit.
Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 udhëheq një koalicion që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kundër Huthive, të cilët kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa provinca që nga shtatori i vitit 2014.

