RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken dhe presidenti egjiptian diskutuan për “Gazën e pasluftës”

blinken-dhe-presidenti-egjiptian-diskutuan-per-“gazen-e-pasluftes”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken diskutoi për situatën e “Gazës së pasluftës” me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi në Kajro, ndalesa e fundit e turneut të tij në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Sipas “New York Times”, Blinken u takua me Sisin në pallatin presidencial në Kajro, pas vizitës së tij në Izrael dhe diskutoi për “civilët palestinezë dhe situatën e Gazës pas luftës” të prekur nga sulmet e Izraelit në Gaza.

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se gjatë takimit u diskutua edhe për çështjen e “parandalimit të përshkallëzimit të konflikteve dhe përhapjes në rajone të tjera”.

Blinken vizitoi Türkiyen, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Izraelin si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme.

Related posts

Vela e Sejdiu nga Presidenca, Dalipi nga ZKM dhe Gjini nga AAK marrin pjesë në takimin për Asociacionin

rezart morina

Kryeministri malajzian: Spastrimi etnik në Gaza duhet të ndalet tani

admin6

Polonia dëshiron të formojë “ushtrinë më të fortë në Evropë”

rezart morina