RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti rus dhe princi saudit diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme

presidenti-rus-dhe-princi-saudit-diskutojne-per-situaten-ne-lindjen-e-mesme

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për të diskutuar mbi situatën në Lindjen e Mesme, veçanërisht në rajonin e Gjirit, njoftoi Kremlini, transmeton Anadolu.

Sipas Kremlinit, biseda u përqendrua në nevojën për përpjekje politike dhe diplomatike për zgjidhjen e krizës së vazhdueshme, duke marrë parasysh interesat e të gjitha palëve.

Në kuadër të përkeqësimit të situatës ushtarake dhe politike në Jemen, të dy liderët ritheksuan nevojën për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive dhe krijimin e kushteve për nisjen e një dialogu konstruktiv ndërjemenas nën kujdesin e OKB-së.

Ata theksuan rëndësinë e garantimit të kalimit të sigurt dhe të papenguar të anijeve nëpër rrugët ujore ndërkombëtare në rajon, përfshirë Bab el-Mandebin dhe Ngushticën e Hormuzit.

Putin e uroi Bin Salmanin për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite, duke vënë në dukje se Bashkimi Sovjetik ishte shteti i parë i huaj që njohu Mbretërinë e Arabisë Saudite 100 vjet më parë.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për nivelin aktual të bashkëpunimit politik, tregtar, ekonomik dhe humanitar dhe ranë dakord të ruajnë kontaktet në nivele të ndryshme.

Related posts

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli “nuk do të largohet kurrë” nga Rripi i Gazës

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite arrestojnë 11 qytetarë në Husan, në perëndim të Betlehemit

RTI

Blinken paralajmëron Netanyahun për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar

admin