RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri izraelit sulmon kryetarin e New Yorkut, e akuzon për “nxitje kundër hebrenjve”

kryeministri-izraelit-sulmon-kryetarin-e-new-yorkut,-e-akuzon-per-“nxitje-kunder-hebrenjve”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu sot sulmoi kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, pasi ky i fundit e përshkroi atë si “kriminel lufte”, transmeton Anadolu.

“Turp të keni, z.Mamdani. Turp të keni që mbështesni Hamasin”, tha Netanyahu në një video të publikuar në platformën X. Netanyahu e akuzoi gjithashtu Mamdanin për “nxitje të trazirave kundër hebrenjve të New Yorkut”.

Mamdani, i cili u bë kryetari i parë musliman i New Yorkut pas fitores në zgjedhjet e vitit 2025, ka mohuar akuzat për antisemitizëm.

“Po vij në OKB. Do t’i tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heroikë. Do t’i tregoj të vërtetën për ju”, tha Netanyahu.

Më herët sot, Mamdani e përshkroi Netanyahun si “kriminel lufte” dhe arkitekt të një gjenocidi ndaj palestinezëve. “Sa i përket Benjamin Netanyahut, e kam përshkruar siç besoj se është – një kriminel lufte dhe arkitekt i një gjenocidi të tmerrshëm ndaj popullit palestinez”, tha ai për CNN.

Mamdani tha se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) vendos se dikush duhet të arrestohet, duke pranuar se New Yorku nuk ka autoritetin ligjor për të zbatuar urdhërarrestin ndaj Netanyahut.

Mamdani ka thënë më parë se “Netanyahu nuk është i mirëpritur në New York” dhe i ka bërë thirrje qeverisë federale amerikane të zbatojë urdhërarrestin ndërkombëtar ndaj tij.

As Izraeli, as SHBA-ja nuk janë anëtarë të GJNP-së. Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të gjykatës për shkak të ndjekjes së Netanyahut.

– Gjenocidi në Gaza
Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” raportoi të hënën se avioni i Netanyahut nuk do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York, mes shqetësimeve për protestat dhe mundësinë e urdhërimit të largimit të tij.

Sipas gazetës, Netanyahu ka vendosur ta shkurtojë vizitën dhe pritet të mbërrijë në SHBA të enjten, ditën e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për t’u larguar pak më vonë drejt Tel Avivit pa u takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Netanyahu është në kërkim nga GJNP-ja që nga viti 2024 për shkak të akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj palestinezëve në Gaza.

Që nga 8 tetori 2023, Izraeli ka vrarë mbi 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 174 mijë të tjerë në Gaza, sipas autoriteteve palestineze ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës civile të enklavës është shkatërruar.

Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, autoritetet palestineze thonë se sulmet izraelite kanë vazhduar, duke vrarë 1.399 palestinezë dhe plagosur 4.863 të tjerë.

Izraeli vazhdon të kufizojë hyrjen e ushqimeve, ilaçeve, furnizimeve mjekësore dhe materialeve për strehim në Gaza, ku jetojnë rreth 2,4 milionë palestinezë.

Related posts

Pakistanezët e rajoneve të përmbytura, mbesin pa kulm mbi kokë

admin

Erdogan kundërshton idenë e një shteti të vetëm të Qipros: Zgjidhja me një federatë të bashkuar, s’është e mundur

admin

Goditja e rrjetit të komunikimeve të Hezbollahut, Gold Apollo: Pajisjet që shpërthyen në Siri dhe Liban u prodhuan nga një kompani me seli në Budapest

admin