RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japoni, rritet në 9 numri i viktimave nga tajfuni “Dujuan”

japoni,-rritet-ne-9-numri-i-viktimave-nga-tajfuni-“dujuan”

Numri i viktimave nga tajfuni “Dujuan”, i cili goditi Japoninë lindore në fillim të kësaj jave, u rrit sot në nëntë, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Autoritetet zbuluan trupin e një gruaje në prefekturën Kanagawa dhe të një burri nga një automjet i zhytur në prefekturën Chiba, në lindje të Tokios, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar autoritetet lokale.

Kërkimi vazhdon për katër persona që ende konsiderohen të zhdukur. Midis nëntë viktimave, gjashtë kanë humbur jetën në Chiba dhe tre në prefekturën Kanagawa.

Tajfuni shkaktoi shkatërrime të rënda veçanërisht në Chiba, pasi kjo zonë ishte goditur gjithashtu nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në gusht dhe në fillim të shtatorit.

Related posts

Vuçiç: Republika Serbe po pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Muhamet Ramadani

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

admin

Izraeli shqyrton përgjigjen ndaj Teheranit, Biden: Ka alternativa të tjera për të goditur përveç rezervave të naftës

admin