RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

kryeministri-britanik:-mbesim-mbeshtetes-te-forte-te-aspiratave-euro-atlantike-te-kosoves

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ky ka qenë mesazhi që kryeministri i ri i britanik, Andy Burnham i ka përcjellë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti në letrën falënderuese për urimin që Kurti i kishte dërguar Burhanit me rastin e zgjedhjes kryeministër..

“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetëse e fuqishme në aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj për Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj drejt NATO-s”, shkroi kryeministri Burnham.

Ai, po ashtu, tha se shpreson në formim të shpejtë të Qeverisë së re, ashtu që të mund të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, si mbrojtja dhe siguria, tregtia dhe investimet, migracioni dhe forcimi të lidhjeve ekonomike./

Related posts

Me avion charter! Nis dëbimi i shqiptarëve të mbërritur me gomone në Angli

admin

Ndihma italiane për Sirinë, e para nga BE

Muhamet Ramadani

Interesim i madh nga qytetarët për anijen më të madhe luftarake turke “TCG Anadolu”

Muhamet Ramadani