RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bankave britanike u kërkohet të ndalojnë financimin e vendbanimeve izraelite

bankave-britanike-u-kerkohet-te-ndalojne-financimin-e-vendbanimeve-izraelite

Ligjvënësit britanikë u kërkuan të martën bankave dhe institucioneve financiare të shmangin angazhimet e reja financiare të lidhura me projektin e vendbanimeve izraelite “E1” ndërsa qeveria po përgatitet të ndalojë tregtinë me vendbanimet e paligjshme, transmeton Anadolu.

Ligjvënësit, anëtarë të grupit ndërpartiak Britani-Palestinë, e bënë këtë thirrje në një letër drejtuar institucioneve financiare, duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme ligjore, sanksionesh dhe reputacioni.

Letra vjen pas njoftimit të ministrit të Jashtëm, Ed Miliband, dy javë më parë për planet për një ndalim të plotë të tregtisë me vendbanimet e paligjshme, së bashku me sanksione të reja ndaj personave të përfshirë në ndërtimin e tyre. Megjithatë, legjislacioni dytësor i nevojshëm për zbatimin e masave mund të kërkojë gjashtë deri në nëntë muaj për t’u miratuar në Parlament.

“Angazhimet e bëra tani mund të jenë të vështira për t’u anuluar kur kufizimet të hyjnë në fuqi; ndarja e kostove do të varet nga kontratat dhe ligji në fuqi. Ne u kërkojmë bordeve të marrin parasysh këtë rrezik të ndërmjetëm përpara se të miratojnë angazhime të reja ose të rrisin ato ekzistuese”, thuhet në letër, të siguruar nga “The Guardian”.

Projekti “E1” përfshin planet për mijëra banesa të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa qeveria izraelite ka shpallur tenderë për deri në 3.400 banesa. Më shumë se 1.300 prej banesave përfshihen në një tender që përfundon më 25 tetor, dy ditë para zgjedhjeve në Izrael.

Përpara fillimit të ndërtimit nevojiten financim, sigurim dhe garanci. Projekti është shtyrë prej vitesh për shkak të shqetësimeve lidhur me ndikimin e tij në perspektivat për zgjidhjen me dy shtete, e cila mbështetet nga shumë vende perëndimore dhe të Gjirit.

Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, që nga viti 1967. Komuniteti ndërkombëtar i konsideron vendbanimet izraelite të ndërtuara në tokat e pushtuara të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, qëndrim të cilin Tel Avivi e kundërshton.

Rreth 750 mijë pushtues izraelitë jetojnë në 156 vendbanime të paligjshme dhe 360 pika të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor. Palestinezët janë përballur me sulme të përsëritura nga pushtuesit, të cilat synojnë t’i dëbojnë nga tokat e tyre.

Related posts

Erdoğan: Besoj se vizita ime do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet Türkiye-Greqi

admin

Arrestimet e protestuesve vazhdojnë në Universitetin e Teksasit – VIDEO

Muhamet Ramadani

Berisha: Policia e Kosovës asgjësoi 8 terroristë

Muhamet Ramadani