RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për sulme të reja ajrore, 8 të vrarë në Kiev dhe Kharkiv

rusia-dhe-ukraina-shkembejne-akuza-per-sulme-te-reja-ajrore,-8-te-vrare-ne-kiev-dhe-kharkiv

Rusia dhe Ukraina sot ripërsëritën akuzat e tyre lidhur me sulmet ajrore gjatë natës, ku Kievi njoftoi se tetë persona u vranë në kryeqytetin e vendit dhe në rajonin verilindor të Kharkivit, transmeton Anadolu.

Natën e kaluar, Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit lëshoi ​​alarm për raketa në kryeqytetin ukrainas, pas të cilit raportoi se dy depo u dëmtuan në lagjet Sviatoshynskyi dhe Solomianskyi të qytetit ndërsa raportoi edhe dëme në vende të tjera.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës (DSNS) tha sot në Telegram se dy persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën në sulm. “Të gjitha shërbimet e nevojshme të emergjencës po punojnë në vendngjarje”, tha DSNS, e cila raportoi se dy persona u plagosën në rajonin jugor Odesa të vendit pas sulmeve ruse gjatë natës.

Ajo tha se sulmet në rajonin e Odesës shkaktuan një zjarr në një qendër tregtare të sulmuar më parë ndërsa një ndërtesë private banimi me dy kate u përfshi nga flakët në një vend tjetër, ku ndodhën lëndimet. Theksohet se çatia e një ndërtese spitalore shtatëkatëshe e qytetit dhe një ndërtesë jo-rezidenciale 10-katëshe u dëmtuan.

Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov tha se gjashtë persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën pas një sulmi në mëngjes në një fermë në fshatin Stara Hnylytsia. Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 220 nga 282 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës si dhe shtatë raketa.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se nisi sulm masiv në një numër objektesh të përfshira në prodhimin e dronëve dhe qendrat e telekomunikacionit që ofrojnë shërbime për ushtrinë ukrainase në Kiev.

Ajo tha se goditi dy qendra logjistike në Odesa “të përdorura për ruajtjen dhe shpërndarjen e ngarkesave ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë që mbërrijnë në Ukrainë nga vendet evropiane”, si dhe një cisternë “që transportonte karburant të destinuar për Forcat e Armatosura të Ukrainës” në portin e Chornomorskut.

Gjithashtu pretendoi rrëzimin e 40 dronëve ukrainas gjatë natës mbi gjashtë rajone si dhe mbi Krime, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Shtabi operativ në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë tha se një zjarr shpërtheu në një strukturë të paspecifikuar në rrethin Dinskoy të rajonit për shkak të rënies së mbetjeeve të dronëve.

“Nuk u shënuan viktima. Pesëdhjetë anëtarë të personelit dhe 15 pajisje, përfshirë njësi nga Ministria ruse e Emergjencave janë vendosur për të shuar zjarret”, thuhet në deklaratë. Verifikimi i pavarur i pretendimeve është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë rritur sulmet në muajt e fundit, duke synuar qendrat logjistike, portet dhe infrastrukturën energjetike të njëra-tjetrës. Të dyja palët mohojnë se kanë synuar qëllimisht infrastrukturën civile, duke pohuar se sulmet e tyre drejtohen ndaj objektivave ushtarake ose objekteve të lidhura me aktivitete ushtarake.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Kubës akuzon Rubion për masa që synojnë dëmtimin e ekonomisë dhe kufizimin e shërbimeve

RTI

Imami Marcellus Williams u ekzekutua në Misuri, ja fjalët e tij të fundit

admin

“Nuk mund të isha më shumë krenar!”- Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Udhëtim spektakolar, hapi i radhës është Marsi

admin